Beqaj paraqitet në SPAK pas daljes nga arresti shtëpiak

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.09.2026, 11:53

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur ditën e sotme pranë ambienteve të SPAK, pas daljes nga arresti shtëpiak. Ai është shoqëruar nga një efektiv policie, pasi vijon të jetë nën masën e sigurisë “arrest shtëpiak”.

Megjithatë, seanca gjyqësore ndaj tij nuk është zhvilluar për shkak të bojkotit. Beqaj po gjykohet për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal, në lidhje me kontratën e partneritetit publik-privat për sterilizimin.

Hetimet disa vjeçare të SPAK kanë evidentuar shkelje të dyshuara në procedurat e dhënies së koncesionit të sterilizimit, me pretendimin se procedurat favorizuan kompanitë e biznesmenit Ilir Rrapaj dhe shtetasit italian Umbro Staccini. Beqaj është zyrtari më i lartë i akuzuar në këtë çështje, ku më herët janë arrestuar edhe Rrapaj dhe ish-zëvendësi i tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit