25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.09.2026, 11:09

Mëngjesin e 11 shtatorit 2001, katër avionë pasagjerësh u rrëmbyen në SHBA, duke shënuar një nga sulmet më të rënda terroriste në histori. Fluturimi 11 i American Airlines u përplas me Kullën Veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në orën 8:46, ndërsa United 175 goditi Kullën Jugore në 9:03. Në orën 9:37, American Airlines 77 u përplas me Pentagonin, ndërsa United 93 u rrëzua në Pensilvani në 10:03, pasi pasagjerët u përpoqën të merrnin kontrollin e avionit.

Sulmet ekspozuan dobësi të mëdha në sistemin amerikan të sigurisë ajrore. Komunikimi mes kontrollorëve, FAA-së dhe ushtrisë ishte i fragmentuar, ndërsa avionët luftarakë u ngritën me vonesë dhe në disa raste nuk kishin informacion të saktë për objektivat. Pas sulmeve, FAA urdhëroi uljen e të gjithë avionëve në SHBA, duke ndaluar rreth 4,500 fluturime. Më vonë u ndryshuan rregullat e sigurisë, u forcua kontrolli në aeroporte dhe kabinat e pilotëve u kthyen në ambiente të fortifikuara.

Bilanci i 11 shtatorit ishte tragjik: 2,977 civilë dhe 19 terroristë humbën jetën, ndërsa mijëra të tjerë u plagosën. Pasojat vazhduan për vite, veçanërisht për zjarrfikësit, policët, punonjësit e shpëtimit dhe personat e ekspozuar ndaj pluhurit toksik në Ground Zero. Sipas të dhënave të programeve shëndetësore amerikane, mbi 140 mijë persona janë regjistruar për monitorim ose trajtim të sëmundjeve të lidhura me ekspozimin ndaj toksinave pas sulmeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit