“U shua shumë herët, 31-vjeçari Vindenis Avdiu ndahet nga jeta

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.09.2026, 00:17

Një jetë është shuar shumë herët. Vindenis Mehdi Avdiu, i lindur më 21 korrik 1995, është ndarë nga jeta më 9 shtator 2026, në moshën vetëm 31-vjeçare, pas një përballjeje me një sëmundje të rëndë.

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka prekur thellë familjen, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.

Familja Avdiu ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet të premten, më 11 shtator, në orën 18:00, në varrezat e fshatit Tërrnavë të Podujevës.

Humbja e Vindenisit ka lënë pas dhimbje të madhe te njerëzit e tij të dashur, të cilët do ta kujtojnë përherë.

Ngushëllime familjes Avdiu, të afërmve dhe miqve. I lehtë i qoftë dheu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit