Një aksion kontrolli është ndërmarrë mëngjesin e sotëm në dy institucione të ekzekutimit të vendimeve penale në vend, në burgun e Reçit dhe atë të Burrelit. Sipas burimeve të sigurta, kontrollet janë zhvilluar që në orët e para të mëngjesit nga AMSEVP.
Gjatë kontrolleve të kryera deri tani, mësohet se janë gjetur sende të ndaluara në posedim të disa të burgosurve. Kontrollet janë pjesë e një aksioni për evidentimin dhe sekuestrimin e sendeve të palejuara brenda ambienteve të IEVP-ve.
Ndërkohë, kontrollet vijojnë në të dyja burgjet, ndërsa në orët në vijim priten të dalin më shumë detaje mbi rezultatet e aksionit, sendet e sekuestruara dhe personat ndaj të cilëve janë konstatuar shkelje.