Kokaina e fshehur mes trëndafilave, arrestohen 6 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.09.2026, 08:35

Rreth 100 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga autoritetet greke në aeroportin ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos” në Athinë. Sipas mediave greke, droga ishte fshehur në një ngarkesë me trëndafila të ardhur nga Kolumbia, ndërsa në kuadër të operacionit janë arrestuar gjashtë persona, shumica prej tyre shtetas shqiptarë.

Katër prej të arrestuarve u kapën në ambientet e aeroportit, ku dyshohet se kishin shkuar për të marrë ngarkesën me lëndën narkotike. Dy personat e tjerë u arrestuan në zonën e Maratonës, ku, sipas dyshimeve të autoriteteve, kokaina do të transportohej dhe më pas do të magazinohej.

Në operacionin për dokumentimin e rastit dhe zbardhjen e aktivitetit të dyshuar kriminal kanë asistuar edhe oficerë të Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar. Autoritetet greke vijojnë hetimet për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në rrjetin e dyshuar të trafikut të drogës dhe për të përcaktuar rolin e secilit prej të arrestuarve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit