Policia publikon foton e të dyshuarit në Ferizaj, kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.09.2026, 13:13

Policia në Ferizaj ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Sipas Policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 20:00, në qendrën “The Village Shopping & Fun” në Ferizaj.

Me autorizim të prokurorit të shtetit është publikuar edhe fotografia e personit të dyshuar.

Qytetarët që kanë informacione për identitetin apo vendndodhjen e tij mund të kontaktojnë Policinë në numrin 192, në stacionin më të afërt policor ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Policia ka bërë të ditur se çdo informacion i pranuar do të trajtohet me konfidencialitet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit