Infermierja shqiptare zbraz spitalin: Prej 15 vitesh vidhte çarçafë, ushqime e madje edhe mjaltë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.09.2026, 10:33

Një 41-vjeçare me origjinë shqiptare është vënë nën hetim nga autoritetet greke, pasi dyshohet se për vite me radhë ka përvetësuar materiale dhe produkte nga një spital publik në Selanik, ku punonte si punonjëse pastrimi.

Sipas raportimeve të mediave greke, dyshimet ndaj saj lidhen me një periudhë rreth 15-vjeçare. Gruaja dyshohet se ka nxjerrë nga ambientet e spitalit sende të ndryshme, duke nisur nga çarçafët dhe produktet e pastrimit, deri te materiale kancelarie dhe ushqime.

Mes produkteve që dyshohet se janë marrë në mënyrë të paligjshme është edhe mjalti, ndërsa lista e sendeve të gjetura ka ngritur dyshime për një veprimtari që ka vazhduar për një kohë të gjatë.

Pas përfundimit të hetimeve, ndaj 41-vjeçares është hapur një dosje penale. Në kuadër të hetimit, policia kontrolloi edhe banesën e saj, ku raportohet se u gjetën një numër i konsiderueshëm sendesh dhe produktesh që dyshohet se i përkisnin spitalit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit