Shpërthimi i depozitës së karburantit ‘Eida’, shembet godina, i vë flakën makinës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.09.2026, 07:51

Një shpërthim ka ndodhur në zonën e Brrylit, në Tiranë, në një pikë karburanti “Eida”, në pronësi të biznesmenit Frident Kuqi. Sipas burimeve, shpërthimi dyshohet se ka ndodhur në një depozitë të pikës së karburantit, duke shkaktuar shembjen e një godine njëkatëshe që ndodhej pranë saj.

Në momentin e ngjarjes, një person po furnizonte automjetin e tij me karburant dhe, për shkak të shpërthimit, ka mbetur i shokuar. Si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 punonjës të biznesit, Vlerim Hakballa, 22-vjeç, Rozart Abazi, 30-vjeç dhe Aurel Xhanaj, të cilët janë dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të menaxhuar situatën dhe për të garantuar sigurinë në zonë. Autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit