E RËNDË NË PRIZREN/ Foshnja dërgohet pa shenja jete në spital, trupi dërgohet për obduksion

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.09.2026, 10:00

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e 7 shtatorit në Prizren, ku një foshnjë është dërguar pa shenja jete në spital.

Sipas Policisë së Kosovës, foshnja është sjellë në spital nga prindërit e saj, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Organet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet që kanë çuar në vdekjen e foshnjës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit