Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë pasdite në Velipojë, ku një 68-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën teksa po lahej në det.
Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 15:15, në zonën e “Plazhit të Vogël”, shtetasi kosovar me inicialet S. B., 68 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë kohës që ndodhej në ujë, duke u mbytur më pas.
Pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor po vazhdon punën për të sqaruar dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.