Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Bellacerkë të Rahovecit, ku një i mitur është gjetur i shtrirë në vendbanimin e tij, me plagë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:20, ndërsa i mituri është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Pavarësisht ndërhyrjes, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.
“Sot, rreth orës 20:20, në fshatin Bellacerkë të Rahovecit, në vendbanimin e tij është gjetur një i mitur i shtrirë, me plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri, e cila është marrë si provë materiale.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.