Avioni luftarak F-4 Phantom rrëzohet gjatë shfaqjes ajrore, dy pilotët në kërkim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.09.2026, 14:57

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë shfaqjes ajrore “Athens Flying Week”, në Tanagra të Greqisë, ku një avion luftarak dykatësh i tipit F-4 Phantom është rrëzuar gjatë demonstrimit.

Deri në këto momente, nuk dihet fati i dy pjesëtarëve të ekuipazhit, një majori dhe një kapiteni të Forcave Ajrore Greke. Ndërsa minutat kalojnë dhe dy pilotët ende nuk janë lokalizuar, rritet shqetësimi për fatin e tyre.

Avioni u rrëzua pak pasi kishte nisur demonstrimin e tij, në një moment kur qindra persona po ndiqnin shfaqjen nga një distancë e afërt.

Sipas dëshmive të personave që ndodheshin në zonë, avioni dukej se nxirrte tym përpara rrëzimit. Dëshmitarët kanë deklaruar gjithashtu se mjeti ajror filloi papritur të humbiste lartësi, përpara se të përplasej në tokë.

Sipas informacioneve të para, avioni është ndarë në dy pjesë dhe në zonë kanë shpërthyer zjarre në dy pika të ndryshme.

Personat që ndodheshin në vendngjarje kanë mbetur të tronditur nga incidenti. Organizatorët e “Athens Flying Week” nisën menjëherë evakuimin e zonës.

Për momentin, aktiviteti ajror është ndërprerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit