Një tjetër rast i shkeljes së rregullave të qarkullimit është denoncuar nga qytetarët në Durrës.
Në një video të dërguar nga një qytetar, e realizuar pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, shihet një automjet që lëviz në kundërvajtje, duke rrezikuar sigurinë e drejtuesve të tjerë dhe të këmbësorëve.
Qytetari shpreh shqetësimin për sjelljen e papërgjegjshme të disa drejtuesve në rrugë, duke e lidhur atë me rrezikun e aksidenteve të rënda që raportohen çdo ditë në vend.
“Arsyeja pse ditë për ditë dëgjojmë për aksidente me humbje jete është se ky popull është i pandërgjegjshëm dhe i papërgjegjshëm”, shkruan qytetari në denoncimin e tij.
Rasti ngre sërish shqetësimin për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe nevojën për më shumë ndërgjegjësim nga drejtuesit e automjeteve.