Aksident fatal në Durrës, kamioni përplas 60-vjeçarin me biçikletë

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 05.09.2026, 11:41

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Durrës, në lagjen 8, ku një kamion ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.

Sipas informacioneve paraprake dhe dëshmive të qytetarëve, viktima është një burrë rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes. Pritet një reagim zyrtar nga autoritetet.

Banorët e zonës kanë ngritur vazhdimisht shqetësimin për qarkullimin e kamionëve në këtë aks, duke pretenduar se shpejtësia me të cilën lëvizin mjetet e tonazhit të rëndë përbën rrezik për sigurinë e qytetarëve.

Në një mesazh të dërguar pas ngjarjes, një qytetar shprehet: “Kompania Geci në Durrës, tek lagjja 8, rruga aty ku do zgjerohet rruga me unazën e Currilave, sapo ia morën jetën një 60-vjeçari. Ngeli duke u ankuar, por kamionët ecin shumë shpejt, po Geci s’do t’ia dijë për qytetarët e lagjes, mendon veç për të mbushur xhepin e vet dhe ja pasojat, duke marrë jetë njerëzish.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit