Ekstradohet nga Dubai 30-vjeçari dhunues nga Kukësi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.09.2026, 10:33

Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë, pas bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre të Emirateve të Bashkuara Arabe. Bëhet fjalë për Bamir Halili (Axhami), me origjinë nga Kukësi, ndaj të cilit Gjykata kishte caktuar në vitin 2024 masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Dhuna në familje”.

Ekstradimi u realizua në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Abu Dhabit. Sipas Policisë së Shtetit, procedura për kthimin e 30-vjeçarit në Shqipëri u finalizua pas bashkëpunimit intensiv me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Me mbërritjen në Shqipëri, Bamir Halili do t’u dorëzohet autoriteteve përkatëse për ekzekutimin e masës së sigurisë të vendosur nga gjykata. Policia njofton se bashkëpunimi me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe vijon në kuadër të operacionit “The Wanted”, me qëllim lokalizimin dhe ekstradimin e shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit