A po paguajmë për bukë që nuk e ka peshën? Inspektorët zbarkojnë nëpër furra

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.09.2026, 21:17

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, po vazhdon aksionin për kontrollimin e peshës së bukës që prodhohet dhe shitet në Kosovë.

Kontrollet fillimisht janë zhvilluar te operatorët ekonomikë në rajonin e Prishtinës dhe Fushë-Kosovës, ndërsa inspektimet kanë vazhduar edhe më 1 dhe 3 shtator.

Aksioni pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme dhe të shtrihet në komuna të tjera të vendit.

Qëllimi i kontrolleve është të verifikohet nëse pesha reale e bukës përputhet me atë të deklaruar, në mënyrë që konsumatorët të marrin sasinë për të cilën paguajnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit