Prishtina merr stafetën për Lojërat Mesdhetare 2030, Rama: Po vjen koha jonë!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.09.2026, 09:01

Kosovës i është dorëzuar zyrtarisht flamuri i Lojërave Mesdhetare, duke shënuar kalimin e organizimit nga Taranto 2026 te Prishtina 2030.

Flamurin e pranoi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë ceremonisë mbyllëse të zhvilluar para më shumë se 20 mijë shikuesve në Taranto të Italisë.

“Sonte në Taranto e pamë të ardhmen dhe zemra na rrahu për Prishtinën. Nga Taranto 2026, drejt Prishtinës 2030, aty ku ëndrra jonë do të marrë jetë dhe Kosova do ta mirëpresë Mesdheun me krenari! Po vjen koha jonë. Po vjen Prishtina 2030!”, ka shkruar Rama.

Flamuri i Kosovës u dorëzua nga basketbollisti Adhurim Alijaj dhe u ngrit përkrah flamurit të Italisë dhe atij të Lojërave Mesdhetare, nën tingujt e himnit shtetëror të Kosovës.

Në stadium u shfaq edhe videoja promovuese e “Prishtina 2030”, përmes së cilës u prezantua nikoqiri i ardhshëm i Lojërave. Kosovën në ceremoninë mbyllëse e përfaqësuan si flamurmbajtës karateisti Islam Selmani dhe Fortesa Orana.

Me këtë moment simbolik, Prishtina mori zyrtarisht stafetën për organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit