Rikthehet kodi i veshjes në shkollë: Ndalohen mini-fundet, bluzat e shkurtra dhe pantallonat e grisura

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.09.2026, 20:03

Mini-fundet, bluzat e shkurtra dhe pantallonat e grisura “jashtë” shkollës në Gjakovë.

Me nisjen e vitit të ri shkollor 2026/2027, rikthehet në vëmendje edhe kodi i veshjes në ambientet shkollore.

Shkolla e Mesme e Lartë Ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë u ka rikujtuar nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve se duhet të paraqiten në shkollë me veshje të përshtatshme.

Në materialin e publikuar nga shkolla bëhet e ditur se nuk lejohen fustanet dhe fundet shumë të shkurtra, bluzat e shkurtra apo pa mëngë, pantallonat e grisura dhe pantallonat e shkurtra sportive.

Rregullat nuk vlejnë vetëm për nxënësit, por edhe për stafin arsimor dhe prindërit që hyjnë në ambientet e shkollës.

Njoftimi është bërë pas nisjes së vitit të ri shkollor më 1 shtator, ndërsa shkolla ka kërkuar respektimin e kodit të përcaktuar të veshjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit