Flamuri i Kosovës me shtatë yje në Kampionatin Botëror, gabim i rëndë nga organizatorët në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.09.2026, 16:24

Një gabim i rëndë është vërejtur gjatë Kampionatit të 26-të Botëror të Peshkimit të Krapit, që po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut nga 2 deri më 5 shtator 2026.

Në materialet e publikuara nga organizatorët, flamuri i Kosovës është paraqitur me shtatë yje, ndonëse simboli zyrtar i Republikës së Kosovës ka gjashtë.

Në këtë kampionat ndërkombëtar po merr pjesë edhe përfaqësuesja e Kosovës, ndërsa paraqitja e pasaktë e flamurit ka nxitur kritika, pasi simbolet shtetërore duhet të trajtohen me korrektësi të plotë.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një gabim teknik apo pakujdesi të organizatorëve.

Po ashtu, deri më tani nuk është bërë e ditur nëse flamuri është korrigjuar apo nëse ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga pala kosovare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit