Qytetarët që dëshirojnë t’i pajisin automjetet e tyre me targa që përmbajnë kombinime të veçanta numrash, tashmë duhet të paguajnë deri në 3 mijë euro.
Tarifat e reja, të cilat kanë hyrë në fuqi në muajin prill, janë përcaktuar me vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Çmimi më i lartë, 3 mijë euro, vlen për targat me numra të njëjtë dhe kod të njëjtë rajonal, si: “03-333”, “02-222”, “04-444”, “05-555” apo “06-666”.
Për targat me numra të njëjtë, por me kode të ndryshme rajonale, tarifa është 2 mijë euro. Ndërkohë, kombinimet me numra fiks, si 200, 300, 400 apo 500, kushtojnë 1 mijë euro.
Për targat me kombinime të tjera të veçanta të numrave, qytetarët duhet të paguajnë 500 euro.
Kështu, targat që nga shumë shoferë konsiderohen “VIP” janë shndërruar në një luks që mund të kushtojë sa një automjet i përdorur.