Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar dhe dërguar në mbajtje shoferi i veturës së përfshirë në aksidentin ku humbi jetën influenceri i njohur, Laurent Krasniqi.
Aksidenti ndodhi më 2 shtator, rreth orës 20:17, në fshatin Llukar të Prishtinës, ku u përplasën një veturë dhe një motoçikletë.
Laurent Krasniqi pësoi lëndime të rënda dhe u transportua me urgjencë në QKUK, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.