Tik-tokeri i njohur dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi, ka humbur tragjikisht jetën si pasojë e një aksidenti me motor, të mërkurën mbrëma në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.
Sipas tij, 29-vjeçari është sjellë nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë pa shenja jete, pasi ishte rrëzuar nga motori.
Pavarësisht masave të reanimimit të ndërmarra nga ekipi kujdestar, Krasniqi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Vdekja e tij është konstatuar në orën 21:40.
Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.