Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Ferizaj–Prishtinë, në Veternik, ku një këmbësor 17-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë një automjet dhe këmbësori. I riu është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.