​Vetëm gjysma e kandidatëve kalojnë afatin e dytë të Maturës Shtetërore 2026

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.09.2026, 16:27

Vetëm pak më shumë se gjysma e kandidatëve që i janë nënshtruar afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore e kanë kaluar atë me sukses.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Tutje në njoftim thuhet se në afatin e dytë, provimit i janë nënshtruar gjithsej 4,433 kandidatë, prej të cilëve 2,444 e kanë kaluar me sukses testin, që përbën 55.1 për qind të numrit të përgjithshëm të kandidatëve.Ndërkohë, arritshmëria më e lartë në test është në lëndën Gjuhë Shqipe me 49.3 pikë.

“Arritshmëria mesatare e përgjithshme në test është 43.2 pikë, ndërsa sipas lëndëve është: Gjuhë amtare: 49.3 pikë; Gjuhë angleze: 44.1 pikë; Matematikë: 36.4 pikë; Lënda zgjedhore: 42.9 pikë.Gjatë administrimit të testit, 18 kandidatë janë larguar nga provimi për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe procedurave të përcaktuara për administrimin e Provimit të Maturës Shtetërore.Ministria e Arsimit dhe Shkencës falënderon të gjithë personat e angazhuar në organizimin dhe administrimin e Provimit të Maturës Shtetërore, për kontributin në mbarëvajtjen e procesit”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit