Alarmante: Kosova drejt një krize të re energjetike? “Kosova A” dhe “Kosova B” rrezikojnë të ndalen

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.09.2026, 08:44

Më 4 tetor skadojnë licencat e dy termocentraleve kryesore të vendit, ndërsa ngërçi institucional po rrezikon marrjen e vendimit për vazhdimin e tyre. Pasojat mund të jenë të rënda për furnizimin me energji dhe financat e Kosovës.

Kosova po përballet me një situatë alarmante në sektorin energjetik.

Licencat e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”, që përbëjnë shtyllën kryesore të prodhimit vendor të energjisë elektrike, skadojnë më 4 tetor 2026.

Por, problemi qëndron te mungesa e kuorumit në Bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), i cili duhet të marrë vendimin për vazhdimin e licencave.

Aplikimet e KEK-ut për vazhdimin e licencave tashmë janë shqyrtuar nga stafi profesional i ZRRE-së. Megjithatë, vendimi përfundimtar nuk mund të merret pa një Bord funksional.

Aktualisht, Bordi i ZRRE-së nuk ka kuorum, pasi mungojnë dy anëtarë dhe kryesuesi.

Për plotësimin e këtyre pozitave nevojitet funksionalizimi i Kuvendit të Kosovës dhe votimi i emërimeve përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit