Këngëtari nga Kumanova, Isren Imeri, ka ndërruar jetë në Austri, pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës.
Sipas informacioneve të bëra të ditura nga familjarë dhe miq të të ndjerit, Imeri ishte rrëzuar nga skela gjatë orarit të punës. Pas incidentit, ai kishte qëndruar për disa ditë nën kujdesin e mjekëve, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur familjarët, miqtë dhe komunitetin e Kumanovës.
Ende nuk janë bërë të ditura detajet lidhur me kthimin e trupit në vendlindje dhe ceremoninë e varrimit. Për zhvillimet e mëtejshme priten njoftime nga familjarët.