Vdes 27-vjeçari gjatë punimeve në stacionin e ri policor në Zubin Potok

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.09.2026, 15:27

Policia ka konfirmuar se një 27-vjeçar ka humbur jetën të martën në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, pasi kishte pësuar lëndime të rënda në një kantier ndërtimi në Zubin Potok.

Shefi i Operacioneve të Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Erduan Baliçi, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00, në vendin ku po ndërtohet stacioni i policisë në Zubin Potok.

“Rreth orës 10:00 në Zubin Potok, gjatë punimeve, një aksident ka rënë një punëtor duke punuar në tokë dhe bashkëpunëtorët e kanë dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok dhe pastaj e kanë dërguar me ambulancë në spitalin e Mitrovicës. Ai ka qenë duke punuar në atë punishte, gjegjësisht ku është duke u ndërtuar një stacion policor në Zubin Potok”, tha Baliçi.

Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit