Aksidenti tragjik në Cërrc, ky është personi që humbi jetën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.09.2026, 14:32

Një aksident i rëndë trafiku ka përfunduar me fatalitet pak pas mesnatës në fshatin Cërrc të Istogut.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:02 dhe në të janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

Njëri prej të lënduarve, Arben Nekaj nga Istogu, fatkeqësisht ka mbërritur në spital pa shenja jete.

Ndërkohë, një tjetër person i lënduar, për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar për trajtim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.

Rasti po hetohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit