Lideri shpirtëror në kabinë me ajër të kondicionuar, ndjekësit i puthin këmbët

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.09.2026, 00:43

Një video e pazakontë nga India po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen për mënyrën e veçantë se si një lider shpirtëror pret ndjekësit e tij.

Në qendër të pamjeve është Sant Rampal Ji Maharaj, i cili shihet brenda një kabine të mbyllur me ajër të kondicionuar, ndërsa jashtë saj krijohet një radhë njerëzish që presin të afrohen me të.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është mënyra e takimit. Ndërsa lideri qëndron brenda kabinës, këmbët e tij janë të zgjatura jashtë dhe ndjekësit afrohen njëri pas tjetrit për t'ia prekur dhe puthur këmbët.

Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjet, me përdorues që kanë komentuar në mënyra të ndryshme këtë mënyrë të veçantë të takimit mes liderit shpirtëror dhe ndjekësve të tij.

Videoja është bërë virale pikërisht për kontrastin e pazakontë mes kabinës me ajër të kondicionuar dhe radhës së gjatë të njerëzve që presin jashtë saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit