Greqia ul çmimet në supermarkete, Shqipëria më shtrenjtë se në Evropë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 31.08.2026, 19:12

Greqia ka nisur Iniciativën Kombëtare për Uljen e Çmimeve, një marrëveshje e gjerë mes qeverisë, industrisë dhe zinxhirëve të supermarketeve për të kufizuar presionin inflativ dhe kostot e larta të jetesës. Plani përfshin më shumë se 1,740 lloje produktesh me pjesëmarrjen e mbi 100 furnizuesve dhe 12 zinxhirëve të mëdhenj, duke siguruar ulje mesatare çmimesh deri në 9.5% që do të zgjasin deri në fund të dhjetorit 2026.

Ky zhvillim në vendin fqinj nxjerr në pah një kontrast të fortë dhe shqetësues me situatën ekonomike në Shqipëri. Tregu shqiptar vazhdon të karakterizohet nga çmime shumë të larta, të cilat në shumë raste barazohen ose e kalojnë standardin e vendeve të Bashkimit Evropian, pavarësisht se të ardhurat mesatare dhe fuqia blerëse e qytetarëve janë dukshëm më të ulëtat në rajon.

Për shkak të mungesës së një mekanizmi efektiv kontrolli, strukturave oligopolistike në tregun e importit dhe mungesës së subvencioneve ose nismave serioze mbrojtëse nga ana e qeverisë, konsumatori shqiptar vazhdon të përballet i pambrojtur me krizën e kostos së jetesës.

Ndërsa shtetet fqinje ndërhyjnë me marrëveshje direkte për të lehtësuar qytetarët nga barrët e inflacionit, në Shqipëri çmimet e ushqimeve dhe produkteve bazë mbeten ndër më të shtrenjtat në Evropë, duke thelluar varfërinë dhe vështirësitë ekonomike për familjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit