I ndoqi fëmijët me sëpatë dhe dëmtoi parkun në Prishtinë, arrestohet 45-vjeçarja

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.08.2026, 11:11

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur pasditen e së dielës në Prishtinë, ku një grua 45-vjeçare dyshohet se ka ndjekur disa fëmijë me sëpatë dhe ka dëmtuar inventarin e një parku.

Rasti është regjistruar më 30 gusht, rreth orës 18:30, në rrugën “Vushtrria” në kryeqytet.

Pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar dhe arrestuar 45-vjeçaren.

Gjatë intervenimit, policia ka sekuestruar edhe një sëpatë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë incidentit.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, ndërsa ndaj të arrestuarës janë iniciuar veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtimi apo asgjësimi i pasurisë”.

Me vendim të Prokurorit, ajo është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Fatmirësisht, nga të dhënat e deritanishme nuk raportohet për fëmijë të lënduar. Ende nuk dihen motivet dhe rrethanat që çuan deri te kjo ngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit