Aksident në hyrje të Tiranës, makina përfundon me rrota përpjetë në mes të rrugës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.08.2026, 23:31

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të Tiranës, në afërsi të Casa Italia, ku një automjet ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës.

Pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania nga një dëshmitar tregojnë automjetin të kthyer përmbys në rrugë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit.

Sipas dëshmitarit, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që automjeti të përmbyset dhe të përfundojë në rrugë.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes pritet të zbardhen, ndërsa pamjet tregojnë situatën e krijuar në këtë aks të hyrjes së Tiranës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit