Ministrja elitare në botë, lypëse që mburret me poltronët që i ka dhuruar biznesmeni

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.08.2026, 23:38

Ministria e Shëndetësisë u kujdes të na shiste ministren Evis Sala si "një nga 10 gratë më me ndikim në botë në onkologji", duke e mbuluar realitetin me parulla globale.

Ndërsa ministrja mban leksione morale për stafin mjekësor se si duhet t'u përgjigjen pacientëve, spitalet publike mbyllin sytë dhe mbijetojnë falë lëmoshës së oligarkëve.

Poltronët e kimioterapisë në Spitalin Rajonal të Vlorës të cilat ministria i paraqet si sukses të strategjisë kombëtare nuk janë blerë nga taksat e shqiptarëve, por janë dhuratë e radhës nga një biznesmen privat, ka raportuar prej kohësh JOQ.

Është e trishtë dhe hipokritë njëkohësisht të shohësh një "lidere globale" të katandisur në prerëse shiritash për poltronët e falur, ndërkohë që shteti shqiptar ka dështuar t'i sigurojë pacientëve me kancer kushtet minimale të trajtimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit