Plagosja në Astir, 35-vjeçari sulmoi me motorsharrë administratorin e pallatit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.08.2026, 01:21

Pamje të rënda kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga ngjarja e ndodhur paraditen e së enjtes në zonën e Astirit në Tiranë, ku një 74-vjeçar, administrator i një pallati, u plagos rëndë gjatë një konflikti.

Në videon e siguruar nga redaksia shihet momenti pas sulmit, ndërsa i moshuari ndodhet i plagosur dhe në gjendje të rënduar. Në vendngjarje shfaqet edhe motorsharra që dyshohet se është përdorur gjatë sulmit.

Pamjet tregojnë gjithashtu momentin kur policia ndërhyn dhe neutralizon autorin e dyshuar, 35-vjeçarin K. L., banor i të njëjtit pallat.

Sipas dëshmisë së një personi që ka dërguar videon në JOQ Albania, konflikti mes 35-vjeçarit dhe administratorit kishte nisur për një faturë uji dhe më pas situata ka agravuar. Dëshmitari pretendon se i riu ka marrë motorsharrën dhe ka tentuar ta sulmojë 74-vjeçarin në pjesën e qafës, ndërsa ky i fundit ka ngritur dorën për t’u mbrojtur.

Nga sulmi, 74-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda në krah dhe në dorë, sipas dëshmisë së mbërritur në redaksi.

Policia kishte bërë me dije më herët se në vendngjarje ishin sekuestruar një thikë dhe një motorsharrë, ndërsa autori i dyshuar u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

I plagosuri u transportua në spital dhe vijon të marrë trajtim mjekësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit