Zjarri po u afrohet banesave, 3 banorë në luftë me flakët: Ku është shteti?!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.08.2026, 00:19

Situata e zjarrit në Bulqizë vijon të jetë kritike, ndërsa flakët po përhapen më tej dhe po afrohen me zonat e banuara. Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një tjetër denoncim, i shoqëruar me pamje nga terreni, ku shihet një prej banorëve së bashku me dy persona të tjerë duke u përballur me flakët.

Sipas denoncuesit, tre banorët kanë qëndruar prej rreth tre orësh në terren duke tentuar të frenojnë përhapjen e zjarrit, ndërsa pretendohet se nuk ka pasur persona të tjerë që t’u bashkohen në ndërhyrje.

Banori shprehet i revoltuar për mënyrën se si po menaxhohet situata, duke pretenduar se zjarrfikësit ndodhen në rrugë dhe presin që zjarri të zbresë deri në asfalt për të ndërhyrë.

“Vetëm tre banorë jemi këtu duke luftuar me flakët. Zjarrfikja pret që t’i shkojë zjarri në asfalt që ta fikë”, shprehet denoncuesja.

Në pamjet e dërguara në redaksi dëgjohet një prej banorëve teksa kërkon ndërhyrje më të madhe nga autoritetet dhe ngre shqetësimin për afrimin e flakëve drejt banesave.

Sipas tij, era po favorizon përhapjen e zjarrit, ndërsa situata mund të rëndohet edhe më tej gjatë orëve në vijim.

“Ku është shteti? Ku janë punonjësit që marrin rrogën?”, dëgjohet të thotë banori, teksa tregon flakët që vijojnë të përhapen në terren.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente përpara se zjarri të zbresë më pranë zonave të banuara dhe situata të bëhet edhe më e vështirë për t’u kontrolluar.

JOQ Albania vijon të ndjekë situatën dhe do të sjellë çdo informacion të ri nga terreni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit