Një video e filmuar sot në Boston, Massachusetts, është dërguar në redaksinë e JOQ Albania nga një shqiptare që jeton në SHBA.
Në pamje shihet një burrë i veshur me fustan të bardhë dhe taka, teksa ecën qetësisht në rrugë me një çantë krahu.
Në sfond, shqiptarja që ka filmuar videon dëgjohet duke thënë me humor: “Ja dhe burrat e vitit 2027”.
Ndërsa në mesazhin dërguar redaksisë, ajo shkruan: “Burrat e sotëm, nuk ka më burra. Hidheni thjesht për humor.”
Materiali është përcjellë nga ndjekësja me nota humori, si një moment i pazakontë që ka hasur gjatë ditës në Boston.
Theksojmë se materiali publikohet thjesht në kuadër të humorit dhe nuk ka si qëllim paragjykimin apo ofendimin e personit të filmuar.