Durrës: I riu filmohet teksa i vjedh celularin nga xhepi një të moshuari

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.08.2026, 20:22

Një rast vjedhjeje është regjistruar në mes të ditës në Durrës, ku një i ri i ka marrë celularin një të moshuari nga xhepi i pasëm i pantallonave.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 13:30, në lagjen nr. 6, në rrugën “Hysen Myshketa”.

Siç shihet në pamjet e kamerave të sigurisë, i riu afrohet nga pas dhe, në një moment kur i moshuari nuk është në dijeni, i merr celularin nga xhepi. Pas vjedhjes, ai largohet duke vijuar rrugën qetësisht, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Dyshohet se personi që shfaqet në pamje të jetë shtetas i huaj.

Pamjet bëhen publike me shpresën se personi do të identifikohet dhe se autoritetet do të mund të zbardhin sa më shpejt rastin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit