Vasilin e aksidentuan për vdekje dhe e lanë në rrugë, tre fëmijët e mitur kanë nevojë për ndihmë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.08.2026, 16:10

GOFUNDME

Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë tonë.

Mëngjesin e së premtes, një aksident i rëndë i mori jetën 41-vjeçarit Vasil Hasani, baba i tre fëmijëve të mitur. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Shkozet–Shijak, në zonën e Rrashbullit kur Vasili po kthehej në shtëpi pas punës.

Ai ishte duke lëvizur me biçikletë, kur rreth orës 02:00 u përplas nga një automjet. Sipas të dhënave të familjarëve, drejtuesi i mjetit nuk ndaloi, por u largua nga vendi i ngjarjes, duke e lënë Vasilin të shtrirë në rrugë. Për rreth katër orë askush nuk e pa. Vetëm në orën 06:00, një kalimtar e gjeti dhe njoftoi autoritetet. Por për Vasilin ishte tepër vonë. Ai kishte humbur jetën.

Me ndarjen e tij nga jeta, tre fëmijët e mitur, Vjolni, Klajda dhe Ermali, si dhe bashkëshortja kanë mbetur vetëm përballë vështirësive që do t’u dalë përpara, ndërkohë që edhe prindërit e Vasilit janë të moshuar.

Sot, kjo familje nuk ka humbur vetëm një bashkëshort dhe baba. Ka humbur mbështetjen, sigurinë dhe shtyllën e shtëpisë. Prandaj, ky është një apel për të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë.

Le të gjendemi pranë familjes Hasani. Çdo kontribut, sado i vogël, mund të jetë një ndihmë e madhe për tre fëmijët që sot përballen me dhimbjen më të madhe të jetës së tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit