“Mjekët e së ardhmes?” / Studentët lënë pirgje me mbeturina pas konkursit të Mjekësisë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.08.2026, 22:40

Qindra maturantë u testuan ditën e sotme pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore për garën e pranimit në Fakultetin e Mjekësisë, por ajo që ka mbetur pas përfundimit të provimit ka nxitur reagime të shumta.

Në një video të mbërritur në redaksi, e xhiruar rreth orës 17:30 pranë godinës së ish-ATSH-së ku u zhvillua konkursi, shfaqet një pamje jo fort e këndshme. Shkallët e godinës dhe hapësira përreth janë mbushur me shishe plastike uji dhe mbeturina të tjera të lëna përdhe nga kandidatët.

Qytetari që ka denoncuar pamjet shpreh keqardhjen për mungesën e kulturës mjedisore nga ana e të rinjve që nesër synojnë të vishen me bluzat e bardha:

"Mbrëma! Shikojeni studentët e rinj që kanë konkurruar sot për mjekësi. Këta do jenë mjekët e rinj, me këtë edukatë do jenë e ardhmja..."

Pamjet nxisin diskutime mbi përgjegjësinë qytetare të brezit të ri, veçanërisht të atyre që zgjedhin t'i përkushtohen një profesioni humanist si mjekësia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit