Flakët përpijnë Gojanin, por Kryqi prej druri mbetet i paprekur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.08.2026, 17:48

Zjarri që ka përfshirë fshatin Gojan i Madh të Pukës vijon prej ditës së djeshme, ndërsa flakët kanë hyrë edhe në zonën e banuar, në lagjen Pepaj.

Situata paraqitet mjaft problematike, pasi zjarri ka përmasa të mëdha dhe ka shkaktuar djegien e katër banesave, duke detyruar edhe evakuimin e banorëve.

Por pavarësisht përhapjes së flakëve, një pamje e veçantë ka tërhequr vëmendjen e një banori të zonës: një kryq prej druri të thatë ka mbetur i padëmtuar nga zjarri.

Për momentin zona mbetet në rrezik nga përhapja e mëtejshme e flakëve ndërsa banorët janë evakuuar. Mungesa e një helikopteri për ndërhyrje nga ajri e bën edhe më të komplikuar situatën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit