Vdekja e 24-vjeçarit në Shëngjin, Policia: Ra nga gomonia dhe u godit nga helika

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.08.2026, 19:22

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në det, në zonën mes Rrjollit dhe Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku humbi jetën një 24-vjeçar.

Fillimisht u raportua se i riu kishte humbur jetën pas përplasjes së dy mjeteve lundruese. Por, sipas njoftimit zyrtar të Policisë, dinamika e ngjarjes ka qenë tjetër.

24-vjeçari Klaus Gjergji dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një gomone, në të cilën ndodhej së bashku me dy persona të tjerë. Gjatë rënies në det, ai është goditur nga helika e motorit të gomones dhe ka marrë dëmtime të rënda.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e të riut nga deti.

Klaus Gjergji u transportua fillimisht nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe më pas me autoambulancë drejt spitalit. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, i riu nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar dinamikën e aksidentit.

Ngjarja e rëndë kishte shkaktuar fillimisht raportime për një përplasje mes dy mjeteve lundruese, por të dhënat zyrtare të publikuara më pas nga Policia sqarojnë se bëhet fjalë për një tjetër dinamikë.

Shënim: Fotoja e përdorur në këtë artikull është ilustruese dhe nuk ka lidhje me ngjarjen e raportuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit