Shqiptaro-britaniku nisi sherrin me grushte, Vata e mori zvarrë portugezin dhe e vrau me thikë!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.08.2026, 12:26

David Gjana, 29 vjeç, nga Kukësi, është personi i dytë i dyshuar për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez në Ksamil. Gjana përdor dy mbiemra, Gjana dhe Heurtevent, ndërsa dyshohet se ka qenë i përfshirë bashkë me Sokrat Lipan alias Vata nga Hasi, në dhunimin e 20-vjeçarit. Ai rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Bekim Bulicën, pronarin e “Principotes”, i cili është shpallur gjithashtu në kërkim. Gjana akuzohet për “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Sipas Policisë, ngjarja ka nisur rreth orës 05:15 të 18 gushtit në ambientet e “Principote” dhe më pas është zhvendosur në plazhin e “Paradise”. Gjatë konfliktit, Sokrat Vata dyshohet se ka goditur disa herë me thikë në trup turistin portugez, ndërsa në të njëjtën kohë David Gjana alias Heurtevent e ka goditur me grushte. Para sulmit me thikë, në përleshje dyshohet se janë përfshirë edhe kamarierët e “Principotes”. Vata u arrestua rreth pesë orë pas krimit në Levan të Fierit, ku ishte fshehur në bagazhin e një automjeti me dy shtetas turq, ndërsa Bekim Bulica vijon të jetë në kërkim.

Ngjarja rikthen në vëmendje edhe një tjetër incident të rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Sarandë, ku shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, u dhunua pasi ndërhyri gjatë një konflikti ku po sulmohej një turist i huaj. Sipas të dhënave të bëra publike, efektivi dyshohet se u dhunua nga truprojat e lokalit “Orange”. Ndërkohë, në lidhje me vrasjen në Ksamil, në pranga është edhe efektivi i Policisë në Gjirokastër Miosid Matushaj, i cili akuzohet se nuk ka ndërhyrë për parandalimin e ngjarjes dhe nuk ka njoftuar autoritetet pas krimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit