Alvi, 15-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik bashkë me çiftin e sapomartuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.08.2026, 11:50

Alvi Muhaxhiri është 15-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur rreth orës 02:22 të mëngjesit të sotëm, në rrugën dytësore Manzë-Kullë.

Në këtë aksident humbën jetën edhe 25-vjeçari Kleo Vrioni, drejtuesi i automjetit, dhe 26-vjeçarja Sara Brugentelli.

Ndërkohë si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur 26-vjeçari Rejsi Vrioni dhe 16-vjeçari Klevis Dervishi, të cilët janë transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Gjendja shëndetësore e 16-vjeçarit Klevis Dervishi është shumë e rëndë. I mituri ka pësuar dëmtime të shumta në gjymtyrë dhe në pjesën e qafës dhe po merr trajtim mjekësor.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i automjetit, 25-vjeçari Kleo Vrioni, ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili është përplasur me një bordurë betoni. Mësohet se të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate në Gjirin e Lalëzit, ku kishin qenë për të parë performancën e reperit Cllevio.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit