Dasmorët festojnë në mes të autostradës: Gëzim apo bezdi për qytetarët?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.08.2026, 19:08

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një autokolonë makinash dasmorësh të ndaluar në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa disa prej personave zbresin nga automjetet dhe kërcejnë në rrugë për disa minuta.

Sipas qytetarit që ka dërguar videon, pamjet janë regjistruar pasditen e të enjtes, dhe janë publikuar fillimisht në rrjetet sociale nga vetë personat që shfaqen në video.

Ndalesa të tilla për të festuar në rrugë janë kthyer në një fenomen që ka shkaktuar debate në rrjetet sociale, mes atyre që e shohin si pjesë të atmosferës së dasmës dhe qytetarëve që e konsiderojnë problematike bllokimin e qarkullimit.

Në këtë rast, për disa minuta, drejtuesit e tjerë të mjeteve përballen me një pengesë të krijuar për shkak të festimit të dasmorëve.

Autostrada Tiranë-Durrës është ndër akset më të ngarkuara të vendit, ndaj çdo ndalesë e papritur në të mund të ndikojë në qarkullimin e mjeteve.

Po ju si mendoni: A është thjesht një mënyrë për të festuar një ditë të veçantë, apo nuk është e drejtë që gëzimi i disa personave të kthehet në pritje dhe trafik për qytetarët e tjerë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit