Dy fëmijë janë gjetur të humbur në zonën e parkut të kompleksit “Delijorgji” në Tiranë.
Sipas informacionit të të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, disa familjarë i kanë gjetur fëmijët në zonë dhe i kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr. 6 të Policisë.
Fëmijët, të identifikuar si Klajdi dhe Tasim Haxhiu, ndodhen aktualisht në komisariat dhe po qëndrojnë aty në pritje të familjarëve të tyre.
Nëse dikush i njeh ose ka informacion për familjen e tyre, lutemi të kontaktojë sa më shpejt me familjarët ose autoritetet.