Vetëvr*tet në oborrin e banesës me automatik 69-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.08.2026, 18:17

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Mallkeq, ku një 69-vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij.

Ngjarja është konstatuar rreth orës 16:00. Sipas të dhënave paraprake të policisë, dyshohet se shtetasi me inicialet K. B., 69 vjeç, i ka dhënë fund jetës me armë zjarri, tip automatik.

Paraprakisht dyshohet se 69-vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor dhe vuante nga depresioni, por rrethanat dhe motivet e sakta të ngjarjes mbeten ende për t'u përcaktuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për të dokumentuar atë që ka ndodhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit