I dënuar përjetë për vrasjen e Devi Kasmit, arrestohet në Rumani Aurel Hoxhallari

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.08.2026, 17:49

Pas rreth tetë vitesh në arrati, janë publikuar pamjet e arrestimit në Rumani të Aurel Hoxhallarit, i njohur edhe si Altin Hoxhallari, një prej personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

49-vjeçari ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2018 dhe ishte dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm nga GJKKO, si organizator dhe porositës i vrasjes së Devi Kasmit.

Hoxhallari u lokalizua nga autoritetet rumune në kuadër të bashkëpunimit me Policinë e Shtetit shqiptar dhe tashmë pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin.

Devi Kasmi u ekzekutua më 29 janar 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë, pranë banesës së tij. Sipas hetimeve, atentati ishte planifikuar prej muajsh, ndërsa si ekzekutor u identifikua ish-komandoja grek Efthimios Eftimiu, i dënuar gjithashtu me burgim të përjetshëm.

Ky hap i autoriteteve rikthen në vëmendje një nga dosjet më të bujshme të krimit të organizuar në Shqipëri, ndërsa pritet që procedurat për ekstradimin e Hoxhallarit të përfundojnë në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit