Pushuesit hidhen nga ballkoni i hotel Brooklyn për t’u shpëtuar flakëve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.08.2026, 08:08

JOQ ka siguruar pamjet e dërguara nga një qytetar, ku shihen momentet e panikut gjatë zjarrit që përfshiu hotelin Brooklyn në Lungomaren e Vlorës këtë mëngjes. Në video duket tymi i dendur që del nga godina, ndërsa pushuesit përpiqen të largohen nga hoteli dhe të shpëtojnë nga flakët.

Në pamje shihen disa prej pushuesve teksa dalin në ballkone dhe, të gjendur përballë tymit dhe zjarrit, kalojnë bordurat mbrojtëse dhe hidhen poshtë. Pamjet tregojnë momentet e frikshme të evakuimit, ndërsa personat përpiqen të shpëtojnë në çdo mënyrë të mundshme.

Zjarri ka shkaktuar disa të plagosur, ndërsa 7 persona janë transportuar në Spitalin e Vlorës. Tre prej tyre janë nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar, ndërsa katër të tjerë ndodhen në sallën e operacionit. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit