Një qytetar i është drejtuar JOQ Albania për të kërkuar ndihmë dhe këshillë nga ndjekësit, pasi një automjet i lënë në rrugë ka bllokuar hyrjen e një garazhi dhe ka vështirësuar kalimin e mjeteve të tjera.
Sipas denoncuesit, prej rreth një ore kanë telefonuar policinë dhe po presin ndërhyrjen e efektivëve, ndërsa situata vijon të mbajë të bllokuara disa makina.
“Përshëndetje JOQ. Kemi 1 orë që presim policin se i forti e ka lënë në mes të rrugës makinën. Pyeti njëherë ndjekësit çfarë duhet të bëjmë ose si duhet të reagojmë, se s’po dimë as vetë si t’ia bëjmë”, shkruan qytetari.
Ai thotë se automjeti ka bllokuar edhe hyrjen e garazhit, edhe rrugën, duke bërë që disa makina të mos mund të lëvizin.
“Janë disa makina që po presin dhe më shumë si ne. Turistët po flenë në makinë se nuk kalojnë dot dhe rrugë tjetër nuk ka”, vijon denoncuesi.
Sipas tij, ata kanë një hotel pak më lart dhe po presin të zbresin me makinë, por aktualisht nuk kanë mundësi të kalojnë.
Denoncuesi i drejtohet ndjekësve me një pyetje: Çfarë duhet të bëjnë qytetarët në një rast të tillë, kur një makinë bllokon hyrjen e garazhit dhe kalimin, ndërsa policia është njoftuar por nuk ka mbërritur prej rreth një ore?