Një gjest bamirësie është bërë nga familja Gashi nga Hajvalia, e cila ka dhuruar një parcelë prej 608 metrash katrorë në të mirë të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës.
Sipas njoftimit të KBI-Prishtinë, dhurimi është formalizuar pranë noteres Mimoza Sinani, ndërsa në këtë pronë në të ardhmen parashihet ndërtimi i një xhamie, e cila do të jetë në shërbim të besimtarëve.
Në ceremoninë e dhurimit ishte i pranishëm edhe kryetari i KBI-së në Prishtinë, Hetem ef. Sopjani, i cili falënderoi familjen Gashi për këtë vepër bamirësie dhe për kontributin e dhënë në të mirë të komunitetit.
KBI-Prishtinë ka shprehur mirënjohje për familjen Gashi, duke e vlerësuar dhurimin si një vepër të çmuar humanitare dhe fetare.